Si mund të dalloni se keni shumë pak lëngje në trupin tuaj?

d1026c_3638a58ac63749ef89742c96e32c40a1_mv2_d_4759_3399_s_4_2
Uji mund të dëmtojë shëndetin tuaj nëse pini shumë në të njëjtën kohë. Kjo quhet hiperhidratim- kur sasia e lëngjeve në gjak rritet, dhe zvogëlon përqendrimin e elektrolitit, sidomos të natriumit dhe vjen deri te hiponatremia.

Natriumi është i rëndësishëm, pasi balancon nivelin e lëngjeve brenda dhe jashtë qelizave, dhe kur teprohet me ujë, vjen deri te ënjtja e tyre. Tani imagjinoni se ënjtja fillon të rrjedhë në tru - kjo mund të jetë fatale. Përveç kësaj, ekziston rreziku i dështimit të zemrës dhe veshkave, kancerit të mushkërive, transmeton KosovaPress.

Rreziku është edhe më i madh nëse konsumohet një sasi e madhe e ujit në një kohë të shkurtër, disa litra. Veshkat pastaj nuk janë në gjendje ta shndërrojnë gjithë këtë lëng në urinë dhe ta hedhin jashtë trupit.

Në vitin 2008, një grua 47-vjeçare nga Britania e Madhe humbi jetën për shkak të pirjes në sasi të madhe të ujit. Ajo adhuronte alpinizmin dhe në ditën fatale në Parkun Kombëtar të Grand Canyon në SHBA pi pesë litra ujë.

Fillimisht mbeti pa vetëdije dhe më pas ra në koma derisa po e dërgonin në spital. Ndërroi jetë brenda 24 orëve. Rasti i saj është përshkruar në Wilderness & Environmental Medicine.

Katër vjet më parë, dy futbollistë humbën jetën për shkak të marrjes së lëngjeve të tepërta. Në SHBA ndërroi jetë Walker Wilbanks, i cili luante për ekipin e shkollës së mesme. Dy javë përpara tij, jeta humbi një të ri nga Gjeorgjia që pinte sasi të mëdha të ujit pas trajnimit për të parandaluar dhimbje muskulore.

Simptomat e para të ‘helmimit’ me ujë janë dhimbje koke, vjellje dhe vështirësi në frymëmarrje për shkak të akumulimit të lëngjeve në mushkëri.

Trupi i njeriut përbëhet nga 65 deri në 70 për qind të ujit, por kjo bie me moshën. Të jesh i shëndetshëm dhe të ndihesh mirë, është e domosdoshme të mbash nivelin e njëjtë, ose të konsumoni ujë, por jo shumë.

Sa ujë në ditë duhet të pini?

Ekspertët rekomandojnë 6-8 gota ujë në ditë gjatë gjithë vitit, por hulumtimet e fundit kanë treguar se kjo sasi e ujit duhet të jetë më e lartë, 10 gota për gratë dhe 12 gota për burrat.

Si mund të dalloni se keni shumë pak lëngje në trupin tuaj?

Është e vështirë të supozosh se jeni duke pirë mjaft lëngje, vetëm pasi nuk keni etje. Teksa plakemi, ndjenja jonë e etjes zhduket dhe kështu nuk e kuptojmë kur trupi ynë ka nevojë për më shumë lëngje.

Shenjat dhe simptomat për të parë këtë janë: dhimbje koke, lëkurë të thatë, goja e thatë, gjuha me pështymë të trashë, lodhje apo dobësi, dhimbje në krahë dhe këmbë, djersitje, rritje e temperaturës trupore, ritëm të shpejtë të zemrës, mungesë e përqendrimit, të përziera dhe të vjella.