Qysh me përgatit Hamburger me mish pule

unnamed%20(3)
Përbërësit:

  • Gjysmën tasi thërrime buke

  • Gjysmë luge kripë

  • 200 gr djathë parmixhan

  • Një racion mish të grirë

  • Gjysmë luge piper të zi

  • Gjysmë luge rigon

  • Gjysmë lugë borzilok të grirë

  • Gjysmë luge majdanoz të grirë

  • Gjysmë lugë hudhër të shtypur

  • Djathë mocarela

Përgatitja:

Shtoni në një tas thërrimet e bukës, kripën dhe djathin parmixhan.

Merrni një tas tjetër dhe hidhni mishin e grirë, kripën, piperin e zi, rigonin, majdanozin, hudhrën, borzilokun dhe shtoni përsëri djath parmixhan.

Përbërjen shtypeni me duar dhe i fusni brenda një copë djath mocarela duke e zhytur në përbërjen e pjatës së parë.

Hidhini qoftet-hamburger në tigan me pak vaj dhe i skuqni 4 minuta nga secila anë.

Pasi të jenë bërë gati hidhuni sipër salcë me erëza.